Sinoptikania Lajda Porja tha për ‘News 24’ se kjo fundjavë në vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu.

Ajo sqaron se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do të kenë reshje shiu të konsiderueshme.

Advertisements

E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja thotë se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme.

Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.