Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Advertisements