Dy persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se kanë dijeni në lidhje me atentatin që i mori jetën ish-deputetit Pashk Ujka.

Burimet thane se njërit prej tyre i jane gjetur shenja baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarje.

Advertisements

Ndërkohë Policia e Shkodrës nuk ka dhënë informacione të tjera mbi shoqërimet dhe as identitetin e tyre.

Ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashk Ujka u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit në Shkodër, në datën 29 nëntor 2021, rreth orës 19:00.

Ai ishte duke bërë ecje me bashkëshorten e tij, e fundit kjo që nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë. Ajo ka kuptuar se çfarë ka ndodhur vetëm në momentin që ka parë të shtrirë dhe të mbuluar në gjak bashkëshortin e saj.

Advertisements