Mutacioni i ri Omicron po i afrohet edhe me shume Shqipërisë. Sot është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i personit të infektuar me këtë mutacion edhe në Greqi.
Bëhet fjalë për një person i cili është me origjinë greke, banor i përhershëm në Johanesburg, i cili ka udhëtuar me avion nga Afrika e Jugut dhe ndodhet në Kretë së fundmi.
Advertisements
Siç theksoi ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevrisz, ka nisur një gjurmim i detajuar i kontakteve të tij dhe ai është karantinuar.
Ajo që kanë thënë ekspertët është se pacienti, i cili ndodhet në karantinë, ka ende simptoma të lehta të sëmundjes.
Advertisements