Historia e cila theu të gjitha pritshmëritë, po vazhdon të përfolur edhe pas një jave.

Trekëndëshi i formuar Beatrix-Donald-Bora është kryetema e ditëve të fundit, shkruan lajmi.net.

Advertisements

Ajo ka marrur kahje tjeter pasi po përmendet edhe nga fytyra publike. Madje kjo histori i ka ndarë publikun në dy grupe.

Së fundi ajo e cila ka përmendur historinë e Donaldit dhe Beatrixit është Elita Rudi.

Moderatorja Elita Rudi ka thënë disa fjalë rreth kësaj situate. Ajo ishte e ftuar në rubrikën “50 pyetje” në emisionin Prive ku rrëfeu shumë gjëra për veten teksa në “zjarrin” e reagimeve sa i përket trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix, u gjend edhe vet.

Advertisements

E pyetur nëse ka shoqëri të vërtetë mes një vajze dhe një djali, Elita u shpreh:

“Në momente dobësie mundet me ndodhë diçka sepse ana e kundërt jo gjithmonë e sheh si shok. Siç e patëm rastin në “Big Brother” mes Donaldit dhe Beatrix-it. Bora Zemani është një zemër e bardhë, Borë e bardhë”.

Donaldi dhe Beatrixi janë kryqëzuar tej mase nga publiku, por dyshja janë duke e shijuar brenda lidhjen./Lajmi.net/