Teksa janë zbuluar pjesëmarrësit e këtij viti në “Festivalin e Këngës”, ende nuk janë konfirmuar moderatorët për të cilët flitet shumë në media.
Disa javë më parë “Kryefjala.com” zbuloi emrat e tyre mes të cilëve Ardit Gjebra, Bora Zemani, Jonida Maliqi, Kelvi Kadilli dhe Isli Islami.
Advertisements
Mirëpo, e njëjta media shkruan së fundmi se Bora është tërhequr nga moderimi i Festivit, duke mos e parë të denjë për karrierën e saj.
Sakaq, raportohet se në skenë tashmë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu. Xhemi pas largimit nga Portokalli është tërhequr nga ekrani por duket se ka ardhur momenti të rikthehet sërish.
Vlen të theksohet se asnjë nga emrat e sipërpërmendur nuk kanë konfirmuar apo mohuar asnjë lajm që ka qarkulluar në media. Ku i dihet deri ditën e fundit çfarë surprize do ketë.
Advertisements
Marrëdhënia e lënë pezull mes Borës dhe Donaldit dhe pëlqimi i këtij të fundit për Beatrixin ka qënë kryefjala e portaleve. Ajo është diskutuar në çdo familje shqiptar, kafe, tavolinë, supermarket.
Kjo temë është diskutuar edhe nga ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, bashkë me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharavina.
Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysmë robi”, duke shtuar për aktorin se nuk është duke e menaxhaur mirë situatën.
“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.