Një 24-vjeçar ka humbur jetën për shkak se mbrëmjen e sotme u pl agos në një qendër poligoni në Obiliq. Lajmi është konfirmuar nga Gazeta Express pas kontatktit me mjekun e Urgjencës së spitalit të Prishtinës QKUK, Naser Syla.
Po ashtu zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.
Advertisements
“Rreth orës17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”- tha ai gjatë mbrëmjes së sotme.