Një grua rreth 65 vjeçe është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj në banesën e saj në rrugën “Ali Baushin” në Tiranë.

Bëhet me dije se L.P jetonte e vetme dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

Advertisements

“Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisements