Trajneri i Al Magd, Adam El Selhedar humbi jetën gjatë festimeve për golin e fitores të skuadrës së tij në minutën e 92-të të ndeshjes kundër Al Zarqa. Lajmi për vd ekjen e Adam El Selhedar është përhapur në të gjithë ‘botën’ e futbollit.
Trajneri i Al Magd humbi jetën, nga një infarkt. Gjithçka ka ndodhur gjatë ndeshjes kundër Al Zarqa. Në minutën e 92-të të lojës, skuadra e tij shënoi golin 1-0 nën brohoritjet e lojtarëve dhe anëtarëve të skuadrës.
Advertisements
Pak sekonda më vonë, Adam El Selhedar u shua. Menjëherë i është ofruar ndihma e parë dhe ambulanca e ka dërguar në spital. Megjithatë, asnjë nga këto nuk mund ta mbante atë në jetë.