Në fillim të dhjetorit të këtij viti, emisioni “Fiks Fare” publikoi një fotografi ku sipas emisionit shfaqej Sali Berisha në një takim me Enver Hoxhën.

Duke e bërë më të besueshme fotografinë, ‘Fiksi’ raportonte madje edhe periudhën se kur është shkrepur ajo.

Advertisements

Emisioni dhe disa portale raportuan se bëhej fjalë për një fotografi në fund të viteve 1970.Por a ka qenë Sali Berisha vërtetë në një takim të tillë?

“Fiksi Fare” dhe të tjerë shprehen se ai ka shkuar për të uruar datëlindjen e Liljana Hoxhës.

Mirëpo nga kërkimet e fundit, TiranaWeb hedh dyshime se e gjitha është një montazh.

Advertisements

Sali Berisha mund ta ketë takuar Enver Hoxhën 1 mijë herë, por dyshohet se në këtë rast publikut mund t’i jetë servirur një fotomontazh.

Gjithësesi pritet në ditët në vijim që vetë emisioni Fiks Fare të zbardhë më shumë detaje lidhur me vërtetësinë e kësaj fotografie që ka ngjallur polemika të shumta.

Gazeta DRITA për transparencë ndaj publikut dhe paanshmëri ka raportuar të dyja versionet e kësaj çështje.