Mbrëmjen e së premtes shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ e la Valoni. I ftuar sot në ‘Fun Club’ tregoi veprimin që parë që bëri pas largimit nga shtëpia. Ai është rrëfyer kuriozitetin e tij të madh për të mësuar për atë që kanë thënë njerëzit. “Kam ndejtur deri në 5-6 të mëngjesit në telefon duke parë çfarë kanë thënë njerëzit”, tha Valoni.

Rreth penalizimit të tij, Valoni thotë se mund të ketë ndikuar debati me Antonelën, të cilën e cilëson si “vullkan”. “Mendoj që debati me Antonelën, por u zgjodh pas 2 ditësh. Antonela është si vullkan por pas disa orësh kthehet. Përveç kësaj, pata dhe një debat sepse më kërkoi një vezë dhe kur shkova t’ia jap, ishte duke bërë debat me Ilirin e më tha “prit se po bëj debat”. Më pas erdhi më foli, por është njeri që nuk mban inate”, tha Valoni.

Advertisements

Sa i përket fitores, Valoni nuk hezitoi të përmendte emrin e Ilirit, i cili është zgjedhur disa herë edhe si i preferuari i banorëve dhe i publikut. Nga ana tjetër, Valoni tha se personi që mund të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë kësaj jave është Monika Lubonja, e cila sipas tij ka mbetur thjesht si gjyqtare, edhe për të do të ishte më mirë largimi nga BBV.

Ai foli për banorët e preferuar! “Mua më pëlqen shumë Meridiani se ke çfarë mëson prej. Unë jam Donald-Sabian-Ilir-Meridian dhe Einxhel. Iliri do të doja të fitonte se më ka qëndruar më afër. Jo se Donaldi s’më ka ndejtur afër, por sa kishte nisur lidhjen me Trixën dhe rrinin më shumë nëpër cepa”.

Valoni u përfol se ka pasur lidhje me moderatoren Einxhel Shkira, gjë të cilën e ka mohuar. Sipas tij, e gjithë kjo u nxit nga fakti se kur u fut ai, Einxheli po qante për nënën e vet, por ajo i pëlqen shumë si vajzë dhe nuk kanë pasur asnjëherë romancë. Por nuk e përjashton mundësinë se do të vazhdojë njohja pas përfundimit të Big Brother.

Advertisements

“Edhe po të kisha hyrë që në fillim aty, e të kisha ndejtur 1 vit, ato nuk do ishin dorëzuar. Ndoshta ka qenë e vështirë që u futa pas 2 muajsh se kishin krijuar personazhet e tyre. Einxheli më ka pëlqyer si tip kur u futa brenda se më pëlqejnë femrat më burrnore, jo komerciale. Atë ditë që jam futur unë, Einxheli ka qenë duke qarë për nënën e vet. Mua si tip Einxhel më pëlqen. Nëse nuk ka me pas diçka, shokë do jemi të mirë”, e mbyllu Valoni.