Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar Agim Drishti, djali i humoristit Shkodran, Ismet Drishti.

Agim Drishti, person me rekorde të mëparshme policore, është ndaluar nga një patrullë e skuadrës “Shqiponja” në Tiranë.

Advertisements

Ndalimi i Agim Drishtit është bërë nga efektivët e grupit “Shqiponja”, të cilët kanë kërkuar fillimisht ta ndalojnë dhe më pas ta kontrollojnë.

Por Agim Drishti, ka refuzuar të ndalojë dhe ka shfaqur veprime kundërshtuese me forcë, duke goditur me grushta punonjësit e policisë së Tiranës, që shërbejnë pranë skuadrës “Shqiponja”.

Nisur nga kjo situatë dhe mosbindja e vazhdueshme e Agim Drishtit, është bërë shoqërimi me forcë nga policia.

Advertisements

Ndërsa mëngjesim e sotëm Agim Drishtit, i është komunikuar arrestimi për akuzën e “Kundërshtimit me forcë të punonjësve të policisë” dhe “Goditjes për shkak të detyrës të punonjësit të policisë”.