DASHI: Venusi këtë muaj nuk ju favorizon si muajin e kaluar. Çiftet e martuara do të përpiqen të flasin më shtruar për të shmangur zënka të tjera dhe këtë periudhë të lodhshme në fushën e ndjenjave. A mungon vërtet dashuria apo problemet ekonomike dhe ato në punë po ndikojnë në marrëdhënie? Kjo e fundit, sidomos nëse është në vështirësi do të vihet në provë nga një faktor i jashtëm. Këshillat jo dhe aq të sinqerta nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Faza më e mirë e muajit do të nisë pas datës 13, kur Marsi do të kalojë në shenjën tuaj. Viti i Ri do të jetë i shkëlqyer për beqarët. Edhe pse takimet e dhjetorit nuk do të jenë shumë emocionuese, prapë diçka mund të arrihet. Të dielat e muajit do të shoqërohen nga debate të shumta, sidomos nëse partnerët jetojnë larg njëri-tjetrit fizikisht. Janari do të nisë më mirë në aspektin sentimental.

DEMI: Do të keni më shumë besim në dashuri dhe uroj vërtet që çiftet në krizë apo që jetojnë larg njëri-tjetrit të kenë gjetur mirëkuptimin e duhur. Nëse jeni të ndarë, data 25 do të jetë shumë e mirë për njohje të reja falë Venusit dhe Hënës. Gjatë Vitit të Ri mund të lindë një emocion më shumë. Shumë nga ju do ta mbyllin vitin me dyshime për shtëpinë, shpenzimet apo blerjet që duan të bëjnë. Nga kjo situatë apatie do të dilni shumë shpejt. Kush është në kërkim të aventurave, nuk do t’i mungojnë rastet.

Advertisements

BINJAKËT: Marsi do t’ju nervozojë disi në dhjetor dhe duhet të bëni shumë kujdes nëse partnerët tuaj janë të shenjës së Demit, Luani dhe Akrepit. Përgjegjësitë që keni në shtëpi nuk janë të vogla dhe do të kaloni ditë të lodhshme. Gjatë periudhës së festave do të reflektoni dhe do të vendosni se me kë doni të rrini, sidomos nëse bëhet fjalë për familjarë. Mos u pushtoni nga pesimizmi, pasi do të kalojë shumë shpejt.