Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza e aks dentit tr agjik në Bullgari ku i mori jetën 45 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut dhe la 7 të plagosur.
Sipas Institutit për Siguri Rrugore në Bullgari në këtë zonë dyshohet se ka ndodhur edhe një aks ident më parë. Për këtë arsye sipas ekspertizës, barrierat në autostradë nuk ishin instaluar sipas standardeve të duhura, pasi mbajtësja e barrierës ishte montuar me dy vida nga katër vida që duheshin.
Advertisements
Sakaq, në ekspertizë thuhet se në këtë zonë mungon sinjalistika e duhur.
“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit.
Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.
Advertisements