Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, teksa po mbante një fjalim ka pasur një moment ‘pauze’ në të shprehur, gati 20 sekonda. Kjo gjë ngriti jo pak dyshime rreth shëndetit të tij çka detyroi qeverinë britanike të dalë me një reagim.

Qeveria tha se Johsnon është fizikisht mirë dhe ka zotërim të plotë të detyrës. Reagimi i qeverisë erdhi pas një fjalimi me probleme në të shprehur të kryeministrit të hënën, me ç’rast ai e ndërpreu fjalimin dhe nuk e vazhdoi për rreth 20 sekonda.

Advertisements

Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se personat që e dëgjuan fjalimin e kryeministrit para Konfederatës së Industrisë Britanike ishin të magjepsur me të, duke shtuar se ministrat e kabinetit kanë mundur të flasin lirisht, nëse kanë pasur ndonjë shqetësim.

Sidoqoftë, Johnson shihet duke u ndier në siklet përderisa e ndërpret fjalën dhe thotë tri herë “më falni” e i shfleton letrat që i kishte mbi foltore, shkruan The Guardian.