Çështja për ish ministrin Saimir Tahiri regjistrohet pranë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Kujtojmë që Gjykata e Lartë konstatoi shkelje procedurale gjatë gjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, dhe për këtë arsye vendosi kthimin e çështjes për rigjykim në shkallë të dytë, me një tjetër trupë gjykuese.

Advertisements

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë, argumentohej se ka shkelje procedurale gjatë gjykimit të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës.

Sipas Gjykatës, gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim.

Tashmë çështja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë, e cila do të marrë një vendim përfundimtar, por kësaj radhe nga një tjetër trupë gjykuese.

Advertisements

Dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove. SPAK e ka akuzuar për trafik droge, por deri më tani ish-ministri i Brendshëm është dënuar vetëm për “shpërdorim detyre” dhe asnjë nga 3 akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria.