Detaje te reja dalin per situaten e rende qe u zbulua me nje tjeter te mitur ne Sarande e cila prostituohej nga nje person dhe u kap ne flagrance duke kryer raport intim me nje polic.

Vajza vetëm 13-vjeç kishte ndërprerë thuajse plotësisht shkollën, ndërsa jetonte me qira larg familjes, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike.

Advertisements

Familjarët e vajzës janë shprehur më pas se kishin informacion se e afërmja e tyre punonte në Ksamil si pastruese.

Mësohet se të miturën vinin nga Xarra çdo ditë e merrnin në orën 16:00 dhe e sillnin në 22:00. Por, njëherësh nga punonjës të shërbimit social dhe Policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante “Iphone 12”, kryente “make-up” dhe kishte marrë banesë me qira në Sarandë.

E mitura është fëmija i vogël i një familjeje, me 7 fëmijë njeri prej të cilëve ka vdekur. Kjo familje ka ardhur para disa vitesh në fshatin Gjashtë nga Berati, ndërsa nëna e fëmijëve është invalide.

Advertisements