Tre ditët me shi të dendur dhe reshje dëbore në juglindje, veri dhe verilindje të vendit sot ia lanë vendin një moti të kthjellët pa vranësira, por me temperatura shumë të ulëta.
Por dielli dhe temperaturat e ulëta që u shënuan ditën e sotme nuk do të zgjasin shumë, pasi duke filluar nga orët e para të datës 2 Dhjetor do të rikthehen reshjet e shiut në pjesët ekstreme të vendit. Fillimisht pjesa veriore dhe më pas ajo jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje.
Advertisements
Mbrëmjen e datës 2 Dhjetor dhe në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një pushim për t’u rikthyer më pas sërish reshjet në datë 5 Dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.
Sipas MeteoAlb: Duke filluar nga orët e para të ditës mbete mot i vranët me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, po reshje dëbore në zonat malore, ku më të konsiderueshme reshjet e dëborës do jenë në zonën verilindore. Pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të ketë intervale me kthjellime. Ndersa nata ri-kthen reshjet e shiut dhe dëborës në territor.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mengjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17 °C.
Advertisements
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës vijon në ndikimin e motit të vranët me reshje shiu dhe dëbore, po ashtu do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit ku vlerat zbresin edhe nën zero gradë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.
Maqedonia e Veriut
Mbetet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore në MV gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike edhe pse herë pas here do ketë pauz të reshjeve./abcnews.al