Dy konkurrentet Antonela dhe Arjola kanë zhvilluar një debat me tone të forta para disa ditësh në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Replikat kanë vijuar edhe sot në mbrëmje gjatë emisionit live, ku Antonela ka treguar se molla e sherrit mes tyre është ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, Atdheu.
Advertisements
Antonela tha se për shkak të Arjolës ajo ka pasur një debat me ish konkurrentin e ‘Për’Puthen” dhe se në këtë mes është futur edhe motra e Arjolës. Ndërsa aktorja u shpreh se ka një miqësi me Atdheun që prej 6 vitesh dhe është njohur me të në Kosovë.
DEBATI
Arjola: Unë nuk e kam zakone të zihem, me mua stop. Ti nuk je e aftë të paragjykosh as gjykosh profesionin
Advertisements
Antonela.
Sonila Meço: Kjo nuk është betejë nga territore brenda, po flasin për kusure…
Arjola: Antonela mund të ketë ndonjë gjë me mua, unë me të jo.
Antonela: Është Atdheu, pse po të dridhet goja kur po ta them?!
Arjola: Është shoku im, ça ka Atdheu? Është shoku im prej 6 vjetësh, kemi shoqëri të përbashkët dhe e kam njohur kur kam shkuar në Kosovë. S’kam asgjë me të!
Antonela: Ke shkuar edhe ke pyet për mua Atdheun gjithë ato herë. Motra e Arjolës i ka shkrujt Atdheut dhe pata një debat me të. Sepse më tha çfarë ke me Arjolën.