Lajmi për ndarjen nga jeta të artistet Hueyda El Saied pas betejeës së saj me kancerin e gjirit trishtoi të madh dhe të vogël.

Edhe pse prej kohësh ishte duke luftuar me sëmundjen, ajo ka qëndruar gjithmonë e buzëqeshur dhe askush nuk e kuptoi se çfarë ishte duke kaluar.

Advertisements

Artistja madje ishte aq e fortë sa vazhdimisht inkurajonte gratë e tjera. Në një video të publikuar më 8 Mars, për Ditën Ndërkombëtare të Grave, Hueyda kishte dhënë një mesazh që nuk e kishte kuptuar askush për sëmundjen e saj.

“…fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarte, por papërsosmëria është e bukur”, thonte ajo ndër të tjera.

Pavarësisht betejës së saj të vështirë, ajo u bënte thirrje grave të ishin vetvetja dhe shprehej se çdo grua është e bukur, pavarësisht pamjes.

Advertisements

Mesazhi i plotë:

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe doja t’ju thosha disa fakte. Dëshiron të humbësh apo të vendosësh disa kile, pavarësisht kësaj aktualisht ti je një grua, apo vajzë e bukur.

Dëshiron të jesh pak më e gjatë, apo pak më e shkurtër, pavarësisht kësaj ti je një grua e bukur.

Dëshiron të jesh brune, bjonde, apo të kesh më pak, pak më shumë forma, të kesh flokë të shkurtra, kaçurrela, të drejta, të kesh më pak celulit, më pak rrudha, pavarësisht kësaj ti je një femër e bukur.

Deri para pak kohësh kisha shumë nga këto dëshira, por fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarte, por papërsosmëria është e bukur. Bukuria është kur je vetvetja, kur je e talentuar, kur je e edukuar, kur je e fortë.”