Prej ditësh tashmë po thuhet lart e poshtë se çifti i njohur i muzikës së viteve 90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Mediat filluan të aludojnë se ata idhin ndarë, pasi nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift.

Advertisements

Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.