Një qytetar në Podujevë ka tërhequr vëmendjen përpara se të shkonte të votonte. Personi përgatiti karrocën me kal duke vendosur dhe flamurin kombëtar shqiptar për të hedhur votën në kutinë e votimit.

Teksa në Kosovë votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve të pjesshme lokale, një qytetar i Prizrenit duket se mezi ka pritur mëngjesin. Në një raportim për mediat, ai është shprehur se nuk ka fjetur tërë natën nga meraku për të votuar më të mirin.

Advertisements

“Presim diçka më mirë, të ketë ndryshim, në qytetin tonë të Prizrenit dhe në qytetet e tjera ku ka balotazh. Me thënë të drejtën, s’kam fjetur tërë natën prej merakut për me ia dhënë votën më të mirit,”– ka thënë ai për ATV.

Kosova sot mbyll zgjedhjet lokale. Në 21 komuna garojnë 42 kandidatë për postin e kryekomunarit. Raundi i parë u mbajt në 17 tetor. Proçesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00.