Këngëtari Valon Shehu është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP”! Mirëpo, para se ai të hynte, në rrjet ishin aluduar shumë emra, mes tij edhe vëlali i tij, Vigan Shehu, që ka qenë mëparë konkurent në “Big Brother 6”.
Por a ekziston ndonjë mundësi që ta shohim Viganin në shtëpi, krah vëllait?
Advertisements
Modeli kosovar ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, ku krahas rrugëtimit të vëllait të tij, komentoi edhe këto thashetheme.
“Mbase mund të jem edhe unë aty. U bë e madhe para se të futej Valoni. Doli një foto para spektaklit, ku mendonin se do të futesha edhe unë. Nuk i dihet, mbase surprizë mund të jem edhe unë. Nuk i dihet”, tha Vigani, duke mos e përjashtuar si mundësi.
Sa i përket Valonit, ai tha se nuk e k gjetur ende veten, dhe se është shumë i ndjeshëm, ndaj preket nga debatet.
Advertisements
Ai pati edhe një mesazh për vëllain e tij. “Qëndro vetevetja. Mos u ndjej keq nga debatet. Kjo është lojë”, u shpreh ai.