Vranësira, reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Ky është parashikimi i motit për javën që vjen, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Advertisements

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Sistemi frontal me qendër në detin Tirren do të kushtëzojë motin e paqëndrueshëm në Mesdhe.

Pjesa fundore e tij do të prekë përkohësisht vendin gjatë javës që vjen.

Advertisements

Ajo do të nisë me reshjet e përkohshme të shiut të cilat do të përfshijnë kryesisht zonat bregdetare dhe ato jugore.

Deri në mesjavë reshjet e shiut do të rikthehen herëpashershme në këto zona, ndërsa të enjten e të premten do të përfshijnë të gjithë vendin edhe në formë shtrëngatash.

Era nga kuadrati i jugut do të fryjë mesatare në bregdet deri ditën e enjte, ndërsa të premten do të ndryshojë drejtim nga verilindja e vrullshme në bregdet, gjë e cila do të sjellë dhe rënie temperaturash.

Valëzimi në dete i forcës parashikohet 3 dhe 4 ballë.