Nënvetëdija jonë punon në mënyra të çuditshme. Shpesh nuk e kuptojmë që po mendojmë për gjëra të caktuara, sepse jemi të përhumbur.

Nëse doni të zbuloni çfarë fshihet pas nënvetëdijes suaj, zgjidhni një kotele në imazhin e mëposhtëm.

Advertisements

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Edhe pse lidheni lehtë me të tjerët, nuk ju pëlqen shumë afrimiteti fizik që përfshin prekjet apo përqafimet. Kjo mund të ndikojë në mënyrë të pavetëdijshme në karakterin tuaj dhe tregon që nuk doni të kontrolloheni në marrëdhënie.

Advertisements

Kjo kotele lidhet edhe me dembelizmin. Ju mund të shtyni gjërat që duhet të bëni. Nëse planifikoni se çfarë doni të bëni nga dita në ditë, atëherë do të ndiheni më pak të stresuar.

Kotelja e parë ka gjithashtu një putër para syrit. A i shikoni gjërat nga perspektiva të shumta për të parë tablonë e madhe apo i shikoni vetëm nga një kënd? Nëse keni menduar për këtë të fundit, atëherë ka një shans të mirë që perspektiva juaj të zgjerohet dhe do të merrni më shumë njohuri rreth gjërave të ndryshme. Kjo do t’ju vijë në ndihmë veçanërisht në punë.

Nr.2

Kotelja e dytë nënkupton miqësi. Jeni një person shumë i shoqërueshëm dhe inteligjent, origjinal dhe keni aftësinë për të bërë gjithçka doni, sepse kurrë nuk kopjoni të tjerët, por i bëni gjërat sipas dëshirës tuaj.