
Janë publikuar per here te pare pamje të reja nga grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës.
Imazhet iu përkasin kamerave të sigurisë së një banese që ndodhet ngjitur me atë të Nazmi Çangut, ndërsa grabitësit, dyshohet se duke njohur mirë strukturën e vilës së këtij të fundit, kanë shmangur edhe kamerat e sigurisë.
Advertisements
Në pamje duket vetëm njëri nga grabitësit që shfaqet rreth orës 01:00 të mëngjesit të të dielës duke hyrë përmes murit anësor rrethues të vilës. Ai ndalon për pak kohë tek njëri automjet i parkuar, e provon nëse hapet apo jo, më pas të njëjtën gjë bën dhe tek automjeti tjetër. Automjetet nuk i hapen ndërsa ka dyshime se ka kërkuar çelësa shtëpie por pa sukses. Grabitësi me kapuç në kokë, veshur sportiv, i drejtohet derës kryesore të vilës. Aty qëndron për rreth 5 minuta derisa zbërthen bravat. Ai më pas vrapon nëpër oborr, ngjitet në mur dhe tejkalon në anën tjetër.
Advertisements
Hetuesit kanë dyshime se ky person ka qenë caktuar në rolin e atij që hap rrugën për të tjerët. Këta të fundit pas sinjalizimit nga personi që shihet në pamje se rruga është e lirë, kanë hyrë njëri pas tjetrit në vilë, por këtë radhë kamerat nuk kanë kapur asgjë, pasi kanë përdorur një tjetër rrugëhyrje.