Ambasada Amerikane ka dalë me një njoftim pak më parë një ditë pas hapjes së Lotarisë Amerikane.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada thekson se aplikimi për lotarinë është falas, ndërsa ftoi qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe të paguajnë para.

Advertisements

“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se aplikimet për lotarinë amerikane 2021-2022 skadojnë më 9 nëntor të këtij viti.