Një 65-vjeçar ndërroi jetë pasditen e sotme në Korçë, pasi shtëpia ku jetonte u përfshi nga flakët. Ai u bllokua duke mos arritur që të dalë duke ndërruar jetë. Viktima është Vasil Dolani.

Ai jetonte me gruan, djalin dhe të motrën. Pjesëtarët e tjerë të familjes kanë pësuar lëndime, por kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpia që u përfshi nga zjarri.

Advertisements

Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se 65-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 të qytetit juglindor.

Policia dhe zjarrfikësja arritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por nuk mundën që të shpëtonin Dolanin. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një shkëndijë elektrike/Abcnews.al

Advertisements