Home Lajme Tirana shkundet nga dy tërmete të fuqishëm

Tirana shkundet nga dy tërmete të fuqishëm

0
Tirana shkundet nga dy tërmete të fuqishëm

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Tiranë. Nuk ka ende informacion për magnitudën, por lëkundjet janë ndjerë për disa sekonda.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Europiane e tërmeteve (EMSC), gjatë 10 minutave në vendin tonë kanë rënë dy tërmete, një memmagnitudë 3.3 dhe një tjetër pas 3 minutash 4.4.

Advertisements

Tërmeti i parë me magnitudë 3.3 ka rënë në orën 08:04:57, me thellësi 2km në tokë. Kurse tërmeti i dytë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe ëhstë ndjerë më shumë. Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda. Ai ka rënë në orën 08:10:34 dhe me thellësi 10 km në tokë.

Advertisements

Lëkundja 4.4 e shkallës Rihter ishte me epiqendër në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë. Por të forta lëkundjet ishin dhe në Tiranë.