Tre punonjës të shërbimit postar amerikan u vranë gjatë të shtënave me armë në Qendrën e Renditjes së Postave në shtetin federal Tennessee.

Mediet e huaja raportojnë se inspektorja Postare e SHBA Susan Link tha se tre punonjësit e postës u gjetën të vdekur pas të shtënave në Aneksin e Transportuesit Lindor Lamar, në një lagje të Memphis.

Advertisements

Autoritetet amerikane deklarojnë se postieri qëlloi mbikëqyrësin dhe menaxherin, pas së cilës ai kreu vetëvrasje.

Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Postar i SHBA nuk i kanë publikuar emrat e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë.