Nga Shtëpim Zinxhiria

Më shumë përgjegjësi zoti kryeministër Edi Rama, pa kaluar një muaj shqiptarët mendojnë kthimin e tyre. Kemi një marrëveshje dhe bëjmë një tjetër pse?!

Advertisements

Përtej propagandës qeveritare dhe verbërisë së një pjesë të shoqerisë, se punëtorët shqiptar që shkuan për të punuar në Greqi u pritën si heronj, pasi shpëtuan prodhimet vendase, realiteti sot flet ndryshe nga ajo që është propaganduar nga papagallët e qeverisë.

Edhe pse një marrëveshje për punë sezonal ekzistonte midis dy vendeve që nga 1997 në rang dikastersh, bëhet edhe një tjetër marrëveshje po këtë radhë midis dy kryeministrave Rama Misotakis, me anën e një bisedë telefonike.

Kjo do të mjaftonte që dhjetra autobuzë të mernin rrugën e emigrimit në vendin fqinjë në momentin më të vështirë të COVID-19. Por…?

Advertisements

Sot vetëm në periferinë e qytetit te Verias ndodhen rreth 2 mijë shqiptarë, këtë e konfirmoi edhe anëtari i kryesisë së sindikatave të periferias z. Dimitër Manoku, duke shtuar se askush nuk e ka në duar te shkruar këtë marrëveshje, jo vetëm pronarët grekë po as edhe Kryesia e Sindikatave te Periferias, pra ekziston një marrëveshje pa qenë e tillë.

Konkretisht sot me dhjetra shqiptarë kanë mbetur pa punë dhe po mendojnë kthimin e tyre në se pronarët greke nuk u gjejnë punë.

A duhet ndokush te ndjekë këtë marrëveshje shtetërore midis dy vendeve për të parë se sa kjo është zbatuar dhe se a kanë ujë këta shqiptarë për tu larë në këto ditë të nxehta te verës, sa për të tjerat varja…?

Kjo e ashtuquajtur marreveshje asgje nuk ka ndikuar ne permisimin e kushteve te punës, ne te drejtat e shqiptarve…asgjë.

Por pyetja shtrohet a do të paguhen këta sipas marrëveshjes në se kjo ekziston ditët që këta nuk kanë punuar jo për faj të tyre. Po biletat e kthimit kush do ju a paguaj?