Home Lajme Rrëfimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait dhe familjes (Video)

Rrëfimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait dhe familjes (Video)

0
Rrëfimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e vëllait dhe familjes (Video)

Luan Marra, i dënuar me b urgim të përjetshëm për “M asakrën e Kozares”, ngjarje e ndodhur në Shkurt të vitit 2006, ka folur ekskluzivisht për herë të parë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus.

Luan Marra është dënuar për vrasjen e vëllait të tij Shpëtim Marra, kunatës Florije Marra dhe nipit 2 vjeç, Artiolit.

Advertisements

Ai është dënuar me prova të diskutueshme, ndërsa vetë Luan Marra nuk e pranon krimin.

Advertisements

Në intervistën ekskluzive, Luan Marra tregon se është dhunuar nga policia në atë kohë gjatë marrjes në pyetje, dhe për këtë arsye ai ishte detyruar të pranonte krimin për shkak të torturave policore.

Luan Marra jep një emër tjetër, për të cilin thotë se ka dyshime që ai t’i ketë vrarë vëllain, gruan e vëllait dhe djalin e vëllait.

Intervista e plotë e Luan Marrës për emisionin Uniko:

Spartak Koka: Prej sa kohësh je në burgun e Peqinit?

Luan Marra: Në burgun e Peqinit 9 vjet, që në 2012.

Spartak Koka: Për çfarë jeni i akuzuar?

Luan Marra: Akuzohem për vrasje.

Spartak Koka: Për vrasjen e kujt?

Luan Marra: E vëllait dhe të familjes së tij.

Spartak Koka: A mund të më thuash konkretisht si e kujton ti atë ditë? Si je informuar ti për ngjarjen, që vëllai jot Shpëtimi, bashkëshortja Florija, nipi juaj Artioli janë gjetur të vrarë në banesën e tyre?

Luan Marra: Unë kam qenë në gjumë në atë kohë. Kam dëgjuar ulërimet e motrës dhe vëllait Ilirit, edhe jam ngritur nga gjumi. Pashë dhe njerëz të tjerë që vraponin drejt shtëpisë së Shpëtimit. Shkova atje, atje mora vesh çfarë kishte ndodhur. Kam më kujtohet, kam qenë në gjumë në atë kohë.

Spartak Koka: Pas vrasjes, cila ka qenë marrëdhënia e policisë me ju? Ju jeni arrestuar rreth 10 muaj më vonë?

Luan Marra: 8 muaj e gjysmë më vonë.

Spartak Koka: Cfarë ka ndodhur? Pse u arrestuat 8 muaj e gjysmë më vonë dhe nuk u arrestuat direkt për këtë gjë?

Luan Marra: Po të shikosh kronikat e kohës, ngjarja pak a shumë u zbardh brenda 1 jave. Doli dhe emri i autorit. Autori u shpall në kërkim se nuk ishte atë moment, ishte larguar në Itali a Greqi nuk e di. Ndërkohë që ai aty ndodhej në Kuçovë, edhe çudi pas 1 jave nuk ishte më autor. Thjesht I dyshuar për armëmbajtje pa leje. Pastaj ngeli vetëm armëmbajtja edhe të gjitha pastaj, gjithë policia u hodh kundër familjes. Edhe në fakt unë jam hetuar dhe jam marrë shpeshherë në polici, jam dënuar shpeshherë por me kohë të shkurtër.

Spartak Koka: Ju keni parasysh para se të arrestoheshit përfundimisht apo jo?

Luan Marra: Po, periudha që na mbanin ishte me kohë të shkurtra, me orë. Kjo ka ndodhur deri në muajin Qershor. Pastaj, si mua dhe vëllain tjetër, na lanë të lirë se s’kishin më punë me ne, mbaruan hetimet. Më pas kur vjen një drejtues tjetër te krimet e rënda, Sokol Bizhga edhe filloi sërish hetimet. Unë e kuptova që herën e parë që më mori, ai kishte një lloj tendence, në muajin Shtator kur më ka marrë për herë të parë, pasi kishte marrë familjarët e mi, unë isha i fundit. Edhe aty nuk më pëlqeu në moment mënyra se si më pa në fund, që je i etiketuar për burg, ik vrit veten ose do futesh në burg. Kjo nuk më pëlqeu dhe kam biseduar dhe me familjarët e mi aty, u thashë diçka është në këtë mes. Nga data 26 deri në datë 30, të rrish 5 ditë e 5 netë në komisariat, një qëllim e kishin ata se po të kishin prova ndaj meje normal s’kishin pse më mbanin aq kohë.

Spartak Koka: Ju e keni pranuar më pas që e keni bërë vrasjen.

Luan Marra: Nga dhuna e nga tortura çfarë s’do bësh. Thjesht të shpëtosh nga duart e… s’më dukeshin më as si polica, më dukeshin si bandë pengmarrësish.

Spartak Koka: Nga kush jeni dhunuar gjatë asaj periudhe?

Luan Marra: Nga Sokol Bizhga, nga Ermal Ziu, Petrit Hasha, Bernand Caushaj. Ishin dhe ca të rinj por nuk ja u di emrat.

Spartak Koka: Të gjithë këta të kanë dhunuar apo ndonjëri prej tyre specifikisht?

Luan Marra: Këta 4 emra po njëherë, kurse të tjerët nuk I di mbaj mend emrat e tyre të rinjve.

Spartak Koka: Por ju keni firmosur një procesverbal ku deklaroni se jeni autori I ngjarjes dhe se këtë ngjarje e keni kryer për shkak se juve jeni akuzuar nga Shpëtimi disa ditë më parë se keni patur marrëdhënie jashtëmartesore me Florijen?

Luan Marra: Unë kam firmosur pa qenë I përgjegjshëm. Nga data 26, unë e kam firmosur në datën 30 atë, gjatë kësaj kohe unë jam masakruar atje.

Spartak Koka: Firmosët për cilën arsye?

Luan Marra: Nga dhuna pra, nga dhuna. E humba kontrollin fare, nuk dija çfarë bëja më, thashë shkruani çfarë të doni, do t’I firmos vetëm të shpëtoja.

Spartak Koka: Të nesërmen ju shoqëroheni nga policia dhe janë pamjet filmike, që ju shoqërojnë ju drejt banesës së Shpëtimit. Dhe ju dukeni I qetë aty, pa shenja dhune në fytyrë të paktën aq sa shikojmë te kamera, dhe ju I rrëfeni policisë se si ju e keni kryer vrasjen.

Luan Marra: Ju kujtoni se kam qenë unë atje?

Spartak Koka: Po kush ka qenë?

Luan Marra: Atje ka qenë një njeri I tjetërsuar. Unë isha komplet I papërgjegjshëm, as dija fare çfarë bëhej, ku po shkoja. Në fakt nuk e mbaj mend me pak fjalë.

Spartak Koka: S’e mban mend atë ditë?

Luan Marra: Asnjë gjë.

Spartak Koka: Në çfarë gjendje keni qenë?

Luan Marra: Gjendje komplet të shkatërruar; morale, shpirtërore, fizike. Unë kam qenë, llogarite të rrish 5 ditë e 5 netë pa vënë gjumë në sy, edhe dhunën fizike. Pa ngrënë, pa pirë, I shkatërruar nga të gjitha anët. Unë isha si manekinë atje, më komandonin, të më kishin vënë edhe një qafore të më tërhiqnin me litar.

Spartak Koka: Për të përshkruar se si ka ndodhur ngjarja, ju instruktuan punonjësit e policisë apo thjesht vetë?

Luan Marra: Patjetër, ishin disa detaje që m’I kishin ngulitur në kokë edhe…

Spartak Koka: Po për armën?

Luan Marra: Më shumë çështja e armës edhe…

Spartak Koka: Po faktin që ti del në pamje te pjesa e pasme e shtëpisë edhe thua këtu e fsheha armën.

Luan Marra: Për atë po them, ishte një instruktazh I madh, se ku ndodhej arma dhe ku u hodh arma. Këto ishin ato pjesë, kurse se si kishte ndodhur vrasja ishin gati 10 muaj kohë që të gjithë e denim se si kishte ndodhur vrasja.

Spartak Koka: Dhe ti fole aty, ti rrëfen ty hapa derën, I godita, ata ishin të ulur në këto pozicione.

Luan Marra: Unë nuk kujtoj. Kur e kam parë këtë video e shfaqur në gjykatë në procesin e parë, edhe vetë jam habitur çfarë kishte ndodhur. Nuk kam qenë unë me pak fjalë.

Spartak Koka: Dhunë fizike është ushtruar dhe ndaj vëllait tuaj tjetër, Ilirit. Jeni shoqëruar njëkohësisht. Ju e pranuat, Iliri nuk e pranoi.

Luan Marra: Jo, nuk jemi shoqëruar njëkohësisht. Iliri është shoqëruar 2 ditë pas meje, ndërkohë që unë nuk e dija, Iliri ka qenë dy ditë pas meje

Spartak Koka. Po dhe ndaj atij është ushtruar dhunë?

Luan Marra: Po!

Spartak Koka: Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me Shpëtimin?

Luan Marra: Shumë të mira.

Luan Marra: Kur thoni shumë të mira, çfarë keni parasysh? A mund të jeni më konkret?

Luan Marra: Unë e kisha vëlla, shok, gjithçka e kisha. Ai ishte personi që doja më shumë në jetë.

Spartak Koka: Po ditët e fundit cilat kanë qenë marrëdhëniet?

Luan Marra: Shumë të mira kanë qenë. Qysh ditën kur mbylli sot ka qenë marrëdhënie shumë e mirë.

Spartak Koka: Po ndonjë problem borxhi keni patur?

Luan Marra: Asnjë lloj borxhi nuk I kam patur, as më ka patur. Flitet për një borxh aty, po ishte I shlyer. Borxh I shlyer nga ana ime dhe personalisht jemi kthyer bashkë nga Greqia në 2004 dhe ia kam shlyer atë borxh.

Spartak Koka: Në kohën kur Shpëtimi ndodhej në Greqi dhe ju ndodheshit në Havaleas, Kozare, kush përkujdesej për nusen e Shpëtimit dhe për djalin e Shpëtimit.

Luan Marra: Është e ekzagjeruar kjo puna që kam qenë atje, por unë kam qenë atje. Nuk e mohoj dhe s’kam për ta mohuar kurrë. Kam qenë atje, kam fjetur në atë shtëpi bashkë me motrën time. Ka pasur raste që mund të kem vajtur dhe vetëm se kunatën time e konsideroja motër. Edhe kushdo që mendon ndryshe, le ta mendojë si të dojë, s’më intereson shumë. Për mua ajo ishte motër.

Spartak Koka: Fabula që ka ndërtuar policia është që ju keni kryer krimin për shkak se keni patur marrëdhënie jashtëmartesore me Florijen.

Luan Marra: Po sikur kjo të ishte e vërtetë, pse do kryeja unë atë, pse s’do më vriste ai mua por unë atë?

Spartak Koka: Për shkak se ai kishte zbuluar se ju kishit një marrëdhënie me Florijen. Dhe ju kishte akuzuar ju.

Luan Marra: Këtë po them. Sikur të ishte e vërtetë kjo gjë, që nuk është kurrë e vërtetë, pse ai mos të më vriste mua por unë atë. Janë gjëra absurde, janë thashetheme, janë opinione, janë gjëra koti.

Spartak Koka: Në pamjet filmike që ne kemi siguruar nga ceremonitë festive tuajat në shtëpi, ne kemi konstatuar një marrëdhënie shumë të afërt tuajën me Shpëtimin, pra një lloj afeksioni mes dy vëllezërve. Kjo lloj marrëdhënie ka qenë gjithmonë mes jush?

Luan Marra: Kjo marrëdhënie dhe nuk ka ndryshuar qysh ditën kur ai mbylli sytë. Ai për mua ishte gjithçka. Për këtë pjesë, njerëzit të flasin si të duan, mua nuk më intereson shumë. Unë atë e doja jashtë mase, më donte jashtë mase.

Spartak Koka: A keni patur ndonjëherë marrëdhënie jashtëmartesore me nusen e vëllait tuaj?

Luan Marra: Kurrën e kurrës.

Spartak Koka: Jeni I bindur për këtë gjë?

Luan Marra: Kurrën e kurrës dhe është Zoti lart dëshmitar për mua. Tjetërkush nuk mund të shprehet.

Spartak Koka: Ndërkohë ju keni qenë në një bashkëjetesë gjatë kohës kur është vrarë vëllai juaj?

Luan Marra: Po.

Spartak Koka: Sot ju jeni babai I një vajze?

Luan Marra: Po.

Spartak Koka: A mund të më përshkruani më shumë çfarë ndodhi pas arrestit tuaj, cilat ishin marrëdhëniet me bashkëjetuesen tuaj dhe a arritët ta gëzonit fëmijën tuaj? Kur jeni bërë me fëmijë, gjatë kohës që keni qenë në burg?

Luan Marra: Po. Kur kam rënë në burg bashkëjetuesja ime ishte 4 muajshe shtatzënë. Vajza ka lindur kur isha unë në burg. Prapa kur isha në burg mora vesh ca të dhëna që I kishin bërë edhe ca presione nga policia, nga Sokol Bizhga, I kishte thënë hiqe fëmijën, do mbash në bark fëmijën e një krimineli, do rritësh fëmijën e një krimineli. Gjithsesi, ajo lindi, goca u rrit, është bërë në klasë të 9-të. Marrëdhëniet I kam të mira me gocën.

Spartak Koka: Kur e ke parë vajzën tënde?

Luan Marra: Në fakt, 2 vitet e para ma sillte vajzën kur ishte e vogël, pastaj u shkëput prej meje edhe jam rilidhur në 2015. Domethënë kam 6 vjet që kam marrëdhënie të mira.

Spartak Koka: Ndërkohë ju jeni I ndarë nga ish-bashkëjetuesja juaj?

Luan Marra: Po patjetër, po unë s’kam qenë ndonjëherë I bashkuar.

Spartak Koka: Po në bashkëjetesë keni qenë. Ajo ka jetën e saj tashmë.

Luan Marra: Bashkëjetesë por pa ndonjë letër.

Spartak Koka: Tashmë ajo nuk është më me ty apo jo?

Luan Marra: Jo nuk është me mua, është vetëm, te shtëpia e prindërve të vetë.

Spartak Koka: Ju përveç humbjes së vëllait, keni humbur dhe bashkëjetuesen, nuk keni gëzuar dhe fëmijën tuaj apo jo?

Luan Marra: Unë I kam humbur të gjitha, nuk kam më gjë.

Spartak Koka: Sa vite bëtë që jeni në burg?

Luan Marra: 15 vjet.

Spartak Koka: Përse opinion publik duhet të besojë se nuk jeni ju autori I vrasjes së vëllait, nuses së vëllait, nipit tuaj dhe nusja e vëllait ka qenë dhe shtatzënë?

Luan Marra: Kjo çështje e opinionit public është.. nuk di si ta shpreh. Të nisemi me anën ligjore më saktë. Të dënosh një njeri duhet të kesh provë. Jo opinion. Se me opinione ka ikur ajo koha kur dënoheshe me opinione. Çështja e opinionit nuk I intereson kujt. Por unë besoj se më shumë çështja e opinioneve, nga ajo që ne dyshojmë që krimi ëstë brenda fisit, edhe opinion është I ndarë. Ata janë jashtë. Janë më të fuqishëm, ne jemi më të dobëtit. Dhe normal që I dobëti e ha gjithmonë. Por të jeni të sigurtë që në atë dosje në qoftë se gjen sikur një provë të vogël ndaj meje, atëherë gjykata të drejtë të më dënojë. Por pa provë… Edhe sa I përket nënshkrimeve të mia, në Gjykatë Kushtetuese janë rrëzuar të dyja. Janë dy vendime, një i 2011 dhe një I 2016, ku janë rrëzuar në dy procese të ndryshme të dyja provat e paligjshme, janë shpallur të paligjshme. Për çështjen e opinionit nuk e di, të dënosh tjetrin me opinion…kushdo mund të dënohet.

Spartak Koka: Sot pasi kanë kaluar 15 vite, a mund të na thoni, në rast se nuk jeni ju autori i ngjarjes, kush e vrau vëllain tënd dhe kush e shoi familjen e tij përfundimisht?

Luan Marra: Të thuash kush e vrau duhet të kesh prova, se unë po e vuaj vetë çdo të thotë të jesh pa prova në burg. Edhe nuk mund të akuzoj njeri pa prova. Por dyshimet që ne kemi patur që në fillim, jo vetëm ne por edhe policia, edhe mediat në atë kohë që folën, e kam thënë pak a shumë se kush ishte autori, edhe unë ndoshta I qëndroj pak kësaj vetëm për arsyen e distancës që ata morën, e largimit, të bën që të dyshosh edhe më tepër te ai person. Dhe ai person është Armando Marra, që t’I themi dhe emrin se mbase… Kështu që dyshimi kryesor aty ka qenë I familjes tonë.

Spartak Koka: Për cilin motiv? Sepse Armando Marra është një person I afërt me familjen tuaj me të cilin keni patur marrëdhënie jashtëzakonisht të mira.

Luan Marra: Po marrëdhëniet tona u ftohën 3-4 muaj pasi ndodhi ngjarja për një çështje të cilat janë shpjeguar të gjitha një më një, që kanë deklaruar si prindërit e mi, familjarë të tjerë.

Spartak Koka: Përse është Armando Marra I dyshuar nga ana juaj dhe nga e familjes tuaj, sepse ju të gjithë jeni të unifikuar në një mendim: Ai mund ta ketë vrarë. Nëse do t’I ketë vrarë ai të afërmit tuaj, për cilin motiv do duhej ta kishte bërë këtë gjë?

Luan Marra: U bë shkak Shpëtimi për prishjen e … ai ka qenë aty kur ka bërë debat gjyshi I atij me tim atë, ka qenë dhe Shpëtimi prezent edhe është dukur sikur ai ka qenë shkaku kryesor për prishjen e …., besoj unë.

Spartak Koka: Nga Shkurti dhe deri kur u arrestuat ju, ju keni tentuar personalisht dhe si familje të gjeni autorin dhe të zbuloni më shumë rreth motiveve të vrasjes?

Luan Marra: Ne ja lamë shtetit në dorë, qysh në krye të herës thamë që kemi dyshime këtu, por ja kemi lënë shtetit në dorë.

Spartak Koka: Që në fillim keni dhënë emrat e këtyre personave?

Luan Marra: Patjetër që po, dyshimet tona I kemi dhënë.

Spartak Koka: Ju personalisht apo familjarisht?

Luan Marra: Familjarisht, edhe unë I kam dhënë dyshimet, por thashë pa prova nuk akuzoj dot njeri por thjesht dyshoj.

Spartak Koka: 15 vite pas ngjarjes si ndiheni sot?

Luan Marra: Unë jam I shkatërruar nga të gjitha drejtimet. Nga ana morale, shpirtërore, vetëm me një njeri që është si puna ime në burg e kupton çdo të thotë të jesh padrejtësisht në burg, dhe sa e vuan shpirtërisht më shumë, jo fizikisht se fizikisht të kisha bërë ndonjë gjë tjetër s’doja t’ia dija shumë për burgun. Por kjo akuzë më ka rënduar jashtë mase, më ka shkatërruar nga të gjitha drejtimet.

Spartak Koka: Çfarë kërkoni sot?

Luan Marra: Atë që kam 15 vjet që e kërkoj, drejtësi! Thjesht drejtësi. Se ndaj meje nuk është bërë asnjëherë drejtësi. Edhe më saktë ndaj meje nuk janë bërë as gjyqe, thjesht kanë qenë të paragjykuara që në fillim. Të arrish deri në këtë pikë të dënosh njerëz kot më kot. Po unë më shumë dyshoj se ata që janë të interesuar që unë mos dal nga burgu ata bëjnë çmos që unë të dënohem. Sepse I tremben një dalje të mundshme timen, do rihapen hetimet. Dhe po u rihapën hetimet, ndoshta me këtë drejtësinë e re që është në horizont, nuk e di çfarë rezultatesh do japi, edhe besoj se I tremben dhe kësaj.

Spartak Koka: A besoni se do të dilni ndonjëherë nga burgu pas gjithë këtyre akuzave?

Luan Marra: Unë shpresoj, por besim te drejtësia nuk kam shumë.

Spartak Koka: Dhe nëse do të dilni, çfarë do bëni më pas?

Luan Marra: Do mundohesha me mish e me shpirt të zbardhet kjo ngjarje. Pastaj personat që më futën mua këtu të japin llogari përpara ligjit.

Spartak Koka: Çfarë mesazhi keni për familjarët tuaj, për nënën tënde, e cila ka humbur djalin Shpëtimin por djali tjetër Luani është në burg?

Luan Marra: Nëna ime është njeri I fortë. Ajo ka përballuar gjithë këto kusure. Unë e them shpeshherë, bëj durim, durimi është mbi të gjitha se s’kemi ç’bëjmë. I dobëti e ha gjithmonë. Kështu që shpresojmë.

Spartak Koka: Po nga organet e drejtësisë çfarë kërkoni?

Luan Marra: Kërkoj të zbardhet ajo ngjarje. Ajo është më kryesorja për mua, të hetohet ajo ngjarje se është turpi më I madh për drejtësinë, për policinë, për prokurorinë, për të gjithë. Është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë. Edhe të bësh sikur keni futur një autor brenda kjo sikur nuk shkon. Tjetri dënohet me prova, jepi provat.

Spartak Koka: Në fshatin tuaj ka patur ngjarje të tjera kaq të rënda kriminale sa kjo më parë në historinë e këtij fshati me aq sa ju dini? Është një nga ngjarjet që ka tronditur thellësisht opinionin publik në vitin 2006 kur ka ndodhur dhe që ka shoqëruar një shqetësim të opinionit publik për mënyrën, makabritetin që ishte kryer për vite me radhë.

Luan Marra: Mesa di unë jo. Në atë zonë nuk ka ndodhur ndonjëherë një ngjarje e tillë, besoj është e para.

Spartak Koka: Sot ke reflektuar disi? Çfarë mund të bënit më shumë që ta parandalonit si familje këtë ngjarje?

Luan Marra: Këto janë gjëra që ndodhi, nuk e di ç’mund të bëja. Ndoshta po të kisha qëndruar dhe unë atë natë të kisha ngrënë dhe unë një plumb, do ishte më mirë. Se tjetër gjë… këto janë gjëra që nuk parandalohen.

Spartak Koka: Përfoljet për marrëdhënien tuaj me Florijen erdhën pas vrasjes së Shpëtimit apo ishin më përpara?

Luan Marra: Pas vrasjes. Opinioni I fshatit është çik më I ekzagjeruar. Besoj që jo nga njerëz të përgjegjshëm, por ata që ishin të interesuar I përhapën ato më shumë.

Spartak Koka: A keni një mesazh sot për autorët që ju pretendoni se ju kanë vrarë familjen e vëllait?

Luan Marra: Atyre që e kanë bërë këtë masakër unë u them që herët e vonë Zoti është i madh, drejtësia do vendoset një ditë. Meqënëse ju e nisët këtë punë, unë them vazhdojeni se kjo ngjarje ka shumë më tepër./tvklan.al