Home Lajme Mëson se ka ngelur në provim, studentja hidhet nga ura dhe vdes

Mëson se ka ngelur në provim, studentja hidhet nga ura dhe vdes

0
Mëson se ka ngelur në provim, studentja hidhet nga ura dhe vdes

Një studente në Angli vrau veten pasi iu tha gabimisht se kishte ngelur në provimet e saj dhe nuk mund të kalonte në vitin e tretë. Mared Foulkes, 21 vjeç, nga Anglesey Uellsi i veriut vdiq më 8 korrik pasi u rrëzua nga Ura e Britannia pranë ngushticës Menai. Studentja e Universitetit të Kardifit ishte në vitin e dytë të studimeve për farmaceutikë, pasi kishte punuar me kohë të pjesshme në një farmaci për disa vite.

Mediat angleze shkruajnë se një hetim në Caernarfon tha se Foulkes kishte marrë një email të automatizuar nga universiteti disa orë para vdekjes së saj duke thënë se ajo kishte ngelur në provimin e saj të përsëritur dhe nuk do të kalonte në vitin e tretë.

Advertisements

Advertisements