
Kompozitori i njohur Flamur Shehu ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT, pasi është infektuar me Covid-19. Mësohet se gjendja e 71-vjeçarit është përkeqësuar, ndërsa vijon prej ditësh i shtruar në spital, ku po trajtohet kundër koronavirusit, nën kujdesin e bluzave të bardha.
Shehu është autor i më se 500 këngëve dhe babai i DJ të njohur, Sardi, i cili tashmë ndodhet në terapi intensive.
Advertisements
Ai ka fituar disa çmime në festivale, si dhe mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij të shquar në fushën e muzikës, këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.
Advertisements