Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije një pjesë të bisedës së zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri, Vuçiç ka mbajtur një takim urgjent në kazermat ushtarake të Serbisë në Rashkë.

Advertisements

Mësohet se Vuçiç i ka thënë Lajçakut se: Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim.

“Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se qytetarët serbë në veri të Kosovës ditën e sotme kanë kundërshtuar një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Advertisements

Mediat kosovare bënë me dije se situata u tensionua çfarë ka bërë që serbët t’i vejnë flakën një makine të Doganës së Kosovës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se zjarri iu vu veturës së Doganës, pas disa të shtënave me armë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.