
Fofi Gennimata, politikane në Greqi ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare.
Advertisements
Mediat në vend raportojnë se ndarja e saj nga jeta ka shkaktuar një trishtim të madh jo vetëm në botën e politikës por edhe në shoqëri.
Advertisements
Pas 13 ditësh në spital duke luftuar me kancerin, 56-vjeçarje ndërroi jetë pasditen e sotme.
Presidentja e KINAL u shtrua në spital më 12 tetor dhe kjo bëri që të largohej edhe nga gara për lidershipin e Lëvizjes pas një mandati katër vjeçar.
Funerali i Gennimata-s do të mbahet të mërkurën dhe me vendim të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis,
27 tetori do të jetë ditë kombëtare zie. Ndërkohë, punimet e parlamentit në vend janë mbyllur për një javë.