Konkurrentja e Përputhen Arlinda Tole, ka zhvilluar takim e saj të radhës me Melikun.

E pyetur nga Bora se në cilin nga takimet që ka zhvilluar deri më tani është ndjerë më mirë, Tole është përgjigjur me Melikun. Ajo ka theksuar se me të ka ndjerë më shumë ndjenja dhe emocione.

Advertisements

“Me Albin jam ndjerë mirë, më ka prekur ajo që kemi diskutuar, ndërsa me Nikun sikur ishim më të përfshirë. Mund të krijojë ndjesi për Melikun, ka pasur më shumë emocione”, ka thënë ajo.

Më tej Tole është shprehur se një fije e hollë i ndan të dy djemtë dhe se ndjesinë që ka pasur nga Meliku e ka pasur edhe me Albin në takimin e parë./ CNA.al