Ish-kryeministri Sali Berisha është zhvendosur sot në Korçë me foltoren e tij, ku ka vijuar me sulmet ndaj Lulzim Bashës, i cili e ka përjashtuar grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Takimi në Korçë, përkoi edhe me 77 vjetorin e ish-kryeministrit, të cilit i kishin bërë surprizë edhe një tortë.

Advertisements

Në sallën e mbushur, pavarëisht se në shkelje të rregullave anticovid, pati edhe thirrje të tipit:

“O Sali, o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”.

Ish-kryeministri e quajti ditën e sotme, ditëlindjen më të bukur të jetës së tij.

Advertisements

“Të dashur demokratë dhe drejtues të PD në qarkun e Korçës, së pari dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para banorëve dhe qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare, të dijes, të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zone admirimin dhe mirënjohjen e pakufishme. Dhurata të pafundme i kanë bërë burrat dhe gratë e Korçës,Shqipërisë.

Më bënë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Pata ditëlindjen më të bukur të jetës time më ju dhe ju falenderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar me ju për një situatë kritike ku ndodhet Shqopëria”, tha Berisha./ Gazeta SHQIP