Home Lajme E rëndë në Tiranë/ Po e rrihte bashkëshorti, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës prej frikës

E rëndë në Tiranë/ Po e rrihte bashkëshorti, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës prej frikës

0
E rëndë në Tiranë/ Po e rrihte bashkëshorti, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës prej frikës

Një grua është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj këtë të martë në rrugën “Memo Meto”.

Policia bën me dije se ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për ngjarjen blutë kanë arrestuar bashkëshortin e saj 33-vjeçar.

Advertisements

Advertisements

Policia tha se i arrestuari “ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.