Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për zhvillimet më të fundit brenda PD-së. Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha mori vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga partia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe me një shkrim të dialektit verior shprehet: “Demokracia marshon! Ka sha princin dhe po mbron mbretin. Për kaq të hekim na!”

Advertisements

Me anë të këtij shkrimi, duket sikur Braçe në njëfarë mënyre del në krah të Flamur Nokës, duke e kritikuar Bashën për shkarkimin e bërë vetëm për faktin se Noka nuk ishte dakord me të dhe se kishte dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.