Duke nisur nga dita e nesërme, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në prag të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatar në formën e shtrëngatve. Në relievet malore priten reshje shiu të dobta. Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet shtim i intensitetit të reshjeve edhe në formën e stuhive.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9°C deri në 22°C

Advertisements

në zonat e ulëta 13°C deri në 27°C

në zonat bregdetare 16°C deri në 26°C