Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka lënë pa shigjetuar deklaratat e kryeministrit Rama duke i kujtuar detyrën si shqiptar se nuk i duhet bërë presion Kosovës por Serbisë dhe duke shprehur se çdo mirëkuptim për mosnjohjen i kushton vendit.

Gazetarët: Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?

Advertisements

Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian. Janë 12 shtete dhe pasneser do kemi takim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe këto nuk bëhen pa BE, dallimi mes Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit është se në të dytën nuk e kemi BE.

Kosova është shtet i pavarur dhe kudo që ndodhemi duhet të shprehim njohjen e saj, cfarëdo mirëkuptimi për mos njohjen e pavarësisë i kushton Kosovës.

Ne do të kemi takim mes dy qeverisë, sapo të formohet qeveria e re do të vihet në zbatim. Kemi shumë gjëra që na bashkojnë.

Advertisements

Nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që i bëjnë presion Kosovës dhe kjo është detyra e gjithsecilit shqiptar.