Botuesi i Gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi, u shpreh dueli mes Bashës dhe Berishës mund të përfundojë në një përplasjë fizike mes njerëzve të tyre.

Lesi parashikon se mbështetja për Sali Berishën sa do të vijë e do të rritet në ditët në vazhdim dhe ai do të rrethojë selinë e Partisë Demokratike me njerëzit e tij duke e detyruar Bashën të japë dorëheqje.

Advertisements

Por, sipas Lesit, Nëse Basha nuk tërhiqet, ai do vijojë të njihet nga SHBA-të si kryetari “de fakto” i Partisë Demokratike dhe në këtë mes i fituari i vetëm do të jetë Rama.

Ekziston edhe një skenar tjetër sipas Lesit, ku me urdhër të Ramës, SPAK do të arrestojë Berishën duke ja bërë Bashës më të lehtë qëndrimin në krye të PD-së.