Protestuesit kundër pasaportave të vaksinave dhe kundër vaksinimit të fëmijëve janë përpjekur të hyjnë në një studio në Qëndrën televizive të BBC në Londrën perëndimore, ditën e djeshme.

Video e shpërndarë në internet tregon turmën duke u përpjekur të hyjnë në komleksin ‘White City’.

Advertisements

Por kur turma mbërriti jashtë ndërtesës u ndaluan nga një prani e madhe e forcave policore.

Në video dëgjohen brohoritje dhe fishkëllima ndërsa turma lëvizte drejt rrugës.

Protestuesit bërtisnin: ‘Turp për ju’ dhë në fjalimin e mbajtur akuzuan koorporatën për ‘mos dhënien e informacionit të duhur’.

Advertisements

Qendra Televizive ishte selia e Televizionit BBC deri në vitin 2013, kur transmetimi pushoi pasi prodhimi i shfaqjeve u zhvendos në disa faqe të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Shtëpinë e Transmetimeve në Londrën qendrore dhe Media City në Salford.

Pjesa më e madhe e kompleksit që atëherë është shndërruar në apartamente banimi.

Protestuesit ku u përpoqën të hynin ishte ndërtesa e BBC Studioworks, një pjesë e korporatës e cila ka mbajtur dhe operuar disa studio në vend që nga viti 2017.

BBC Studioworks aktualisht i ka dhënë me qira dy studiot e saj, Television Center ITV për prodhimin e programeve të ditës duke përfshirë ‘Good Morning Britain’ dhe ‘Lorraine’ .

Një zëdhënës i BBC tha se korporata nuk komenton mbi këtë çështje.

https://www.syri.net/?jwsource=cl

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP