Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, thotë se varianti Delta i Covid po përhapet me shpejtësi dhe në vendin tonë, në një kohë që në Kosovë rastet janë shumë të larta, në infektime dhe fatalitete.

Sipas saj, Spitali Infektiv ka aktualisht 100 pacientë të shtruar, me disa prej tyre në terapi intensive. Manastirliu citoi mjekët, kur tha se 98% e rasteve të shtruara në spital janë të pavaksinuar.

Advertisements

“Nuk ka më asnjë dyshim se vala e re e covid ka mbërritur më herët se vjeshta. Në Covid 1 janë pothuajse 100 të shtuar. Janë shumë, po të kemi parasysh se jemi ende në gusht. Mjekët më kanë raportuar se numri i të pavaksinuarve është në 98% të totalit të shtrimeve”, tha ministrja.

Më tej, ajo tha se në ditët në vazhdim do të kalohet në një program të ri vaksinimi, ku për disa kategori mund të bëhet i detyrueshëm. “Shtatori do të jetë muaj i dytë i hapur i vaksiminit. Vaksimimi i disa kategorive do të bëhet në emër të disa masave për të mos infektuar të tjerët.”