Një numër rekord i grave shtatzëna u shtruan në kujdesin intensiv me Covid muajin e kaluar, tregojnë të dhënat, pasi mjekët ngritën shqetësime për hezitimin për bërjen e vaksinës tek nënat në pritje.

Shifrat nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv treguan se në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut 66 gra shtatzëna përfunduan në kujdesin intensiv në korrik.

Advertisements

Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë dhe tre herë më shumë se prilli i vitit të kaluar.

Ndërkohë që mjekët apelojnë që ato të vaksinohen sa më parë, numri i nënave të ardhshme në kujdesin intensiv është rritur në mënyrë të vazhdueshme muajt e fundit, ndërsa mosha mesatare e shtrimit të tyre është 32 vjeç.

Shkencëtarët zbuluan se më shumë se 99% e grave shtatzëna të shtruara në spital me Covid-19 janë të pavaksinuara, dhe janë të infektuara me variantin Delta që paraqet një rrezik akoma më të madh.

Advertisements

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit i kanë përshkruar gjetjet e tyre si “shqetësuese”, duke thënë se një në 10 gra shtatzëna të shtruara në spital me simptoma të Covid-19 shpesh kërkojnë kujdes intensiv.

Ndërkohë Vaksinat Pfizer dhe Moderna rekomandohen për gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar sepse këto vaksina i janë dhënë mbi 130,000 grave shtatzëna në SHBA dhe të dhënat nuk kanë ngritur ndonjë shqetësim sigurie

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP