Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pavarësisht efektivitetit të paplotë, vaksina mbetet arma më e fortë kundër Covid-19. Alimehmeti u shpreh gjatë një interviste televizive se asnjë nga vaksinat që janë në përdorim deri tani nuk zeron mundësinë e infeksionit.

Varet si e matim a ka funksionuar apo jo. Nëse e matim me rritjen e atyre që vaksinohet, po. Nëse e matim me infektimet, kjo mbetet për t’u parë. Përsa i përket infektimit, efektiviteti ka rënë te të gjitha vaksinat. Kanë çeduar. Do të donim të kishim një vaksinë neutralizuese. Pra të zerohej mundësia e infektimit.

Advertisements

Ashtu si edhe për sëmundjet e tjera, sipas Alimehmetit, edhe në rastin e Covid-19, një pjesë e popullatës do t’i “shpëtojë” vaksinës.

Nuk kemi armë më të fortë se vaksina. Në këtë sëmundje, një përqindje e madhe njerëzish edhe e ka kaluar. Vaksinën nuk ka nevojë që ta bëjnë të gjithë. Ka gjithmonë një pjesë të popullatës që nuk e bën vaksinën.

Kush nuk e ka kaluar duhet të vaksinohet. Kush e ka kaluar, e dimë që ka mbrojtje. Ka diskutim për masën. Statistikat globale ka por mungon një statistikë për të riinfektuar. Kjo mbrojtje duket se do të jetë afatgjatë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP