Java e dytë e muajit shtator pritet të vendosë në test raportet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, kryeministri Rama dhe qeveria e re presin të dekretohen nga një president i shkarkuar prej tyre.
Sipas këtij raporti, Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit i ka moderuar sjelljet, por testi i vërtetë do të jetë nëse do të dekretojë ose jo qeverinë e re.

Advertisements

“Presidenti aktual është shkarkuar nga parlamenti i kaluar dhe është në pritje të vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese. Ai ka moderuar sjelljen e tij politike, por konflikti kushtetues dhe politik mbetet. Presidenti do të duhet të dekretojë qeverinë e re të drejtuar nga Rama, i cili ka votuar shkarkimin e tij dhe se dy palët kanë kontestuar legjitimitetin reciprok.

Sjellja e palëve në këtë proces kushtetues dhe emergjent (java e dytë e muajit shtator), do të testojë edhe raportet e reja politike paszgjedhore në vend”, thuhet në raport. Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ISP thotë se nevojitet një konsensus nga palët politike sepse është në interesin strategjik të tyre.

ISP po ashtu theksoi se asnjë nga palët politike nuk e mbështet rizgjedhjen e Metës si president.

Advertisements