Një kafene në Prishtinë, po ofron një birrë falas për ata që tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po ashtu ka bërë publike iniciativën “Sigurohu, Vaksinohu”, dhe pjesëtarët e saj po nominojnë njëri-tjetrin për t’u imunizuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Advertisements

Sektori i gastronomisë në Kosovë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mund të hyjnë në fuqi masat e reja për luftim të pandemisë.

Në to përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit nga data 20 gusht, për një mori aktivitetesh.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë, ndonëse Arben Vitia, i cili drejton këtë ministri, ka thënë më 6 gusht se autoritetet janë duke shqyrtuar masa të reja.

Advertisements

Aktualisht kjo Ministri ka prezantuar një video-material me moton “Vaksinohu, Delta po vjen!”, përmes së cilës u bën thirrje të gjithë personave mbi moshën 18-vjeçare që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Kosova është ndër vendet me shkallën më të ulët në vaksinimit në rajon, ani pse autoritetet kanë thënë se ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë të rriturit.

Qytetarët e Kosovës mund të zgjedhin mes vaksinave të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca për t’u imunizuar kundër COVID-19.

Ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet si në Kosovë, ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës, qeveritë kanë prezantuar masa të ndryshme për të nxitur vaksinimin./REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP