Ka pritshmëri të madhe në Francë e sidomos për tifozët e PSG-së të cilët mezi po presin debutimin e Lionel Messit.
Advertisements
Argjentinasi ka mrekulluar shokët e skuadrës në stërvitjet e para në grup me lojtarët parizienë, e në një video të publikuar nga klubi, duket menjëherë klasi i Messit.
Ish kapiteni i Barçës duket që kombinon mirë me Neymar e me Di Marian, të dy lojtarë që i njeh dhe ka luajtur me ta teksa tifozët po “çmenden” me atë që shikojnë në stërvitje e mezi po presin ta shikojnë edhe në fushë me fanellën e PSG në ndeshje zyrtare.
Advertisements
Messi nënshkroi për dy sezone duke u bërë goditja e shekullit në merkato e nga ana tjetër la pas 18 sezonesh Barcelonën pasi fitoi gjithçka me ta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!